noah~hack Admin

Numri i postimeve : 275 Join date : 24/01/2010 Age : 29
 | Titulli: 'Tableta' nga Apple: E mirë, apo e keqe? Fri Jan 29, 2010 12:36 am | |
|  iPad Apple mori dy vjet për tu dizajnuar dhe ndërtuar. Ndërsa, vrulli për ta poseduar atë ka marrë vetëm disa orë. Mirëpo, ka edhe të tillë që këtë produkt nuk e vlerësojnë edhe aq shumë. Faqja e njohur për teknologji, Gizmodo ka përpiluar një listë të shkurtër të "dështimeve absolute " për këtë produkt duke e cilësuar atë si "të parëndësishëm". Sipas Gizmodo, dështimet e inovacionit më të ri të Apple përfshijnë vetë emrin "iPad," bashkë me dështimet estetike, dhe paaftësinë e saj për të punuar në aplikacione të shumta në të njëjtën kohë, mungesa e një aparat fotografik, tastiera pa multi-touch, mungesa e një porti për HD video, mungesa e mbështetjes për Adobe Flash, si dhe nevojën për të lidhur me kamerë përmes adapterit. Gjykimet e tilla mund të jetë rë drejta nëse pika e krahasimit është një kompjuter. iPad nuk është një kompjuter shumë i mirë në krahasim me një MacBook Pro apo MacBook. Komenti më interesant është ai ku për iPad thuhet se është si të jetosh me prindërit tuaj - nuk ka shumë gjëra që ju do të mund ti bënit, por ka përparësitë e saja të pamohueshme. Megjithatë, iPad është një pajisje për të cilën ne jemi të sigurt se do të ketë blerës të shumtë, siç ka pasur edhe për iPod dhe iPhone. | |
|